Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
VIDEO-EMRI/ Identifikohet i vrari në Gjormë të Vlorës
Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e rëndë të ndodhur në fshatin Gjormë të Vlorës. Burime nga policia kanë bërë të ditur se viktima është identifikuar si Dajlan Gjolek Alliaj, me orgjinë nga Gjormi i Vlorës, por që jetonte në fshatin Levan të Fierit. Ndërkohë policia ka dhënë detajet e para zyrtare nga ngjarja e rëndë. Vlorë/ Informacion paraprak Sot, në fshatin Gjorm, Vlorë, në rrethana ende të paqarta, është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij, shtetasi D. A., 36 vjeç, banues në Fier. Nga veprimet paraprake, gjatë këqyrjes së trupit, i janë konstatuar plagë të dyshuara të shkaktuara me armë zjarri. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe të gjitha veprimet hetimore...