Familja Thaçi: Nano dha shembullin e një lideri të pjekur, duke i hapur udhë brezit të ri politik

Familja Thaçi: Nano dha shembullin e një lideri të pjekur, duke i hapur udhë brezit të ri politik

Familja e Hashim Thaçit ka ngushëlluar me anë të një mesazhi familjen Nano, pas ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit Fatos Nano ditën e djeshme. “Me shpirtin reformator, tolerancën dhe kulturën politike moderne, ai dha shembullin e një lideri të pjekur, duke i hapur udhë brezit të ri politik”, lexohet në mesazhin e familjes Thaçi, shkruan A2. Gjithashtu, familja Thaçi shton se “përkrahja që z. Nano i dha çështjes së Kosovës në periudhën e paraluftës dhe luftës së viteve 1998–1999 është historike dhe kontributi i tij mbetet një trashëgimi e çmuar e vlerave tona kombëtare”. Mesazhi i plotë: E nderuar Familje Nano, Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit të Shqipërisë, Fatos Nano. Në këto ditë dhimbjeje, në emër të Familjes...