“Mbështetja ndaj Kosovës historike”! Familja Thaçi ngushëllon familjen Nano

“Mbështetja ndaj Kosovës historike”! Familja Thaçi ngushëllon familjen Nano

Pas ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit të Shqipërisë, Fatos Nano, një mesazh ngushëllues është dërguar nga familja e ish-presidentit dhe ish-kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, drejtuar familjes Nano. Në mesazhin e bërë publik, familja Thaçi e vlerëson Nanon si pjesë të një brezi politikanësh që transformuan politikën shqiptare, duke e çuar vendin nga sistemi monist drejt demokracisë pluraliste. “Me shpirtin reformator, tolerancën dhe kulturën politike moderne, ai dha shembullin e një lideri të pjekur, duke i hapur udhë brezit të ri politik,” thuhet në mesazh. Familja Thaçi thekson gjithashtu kontributin historik të Fatos Nanos në mbështetje të çështjes së Kosovës, si në periudhën e paraluftës ashtu edhe gjatë viteve 1998–1999, duke e cilësuar atë si një trashëgimi të çmuar kombëtare. “Përkrahja që z. Nano i...