Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
E pickoi nepërka, Forca Ajrore shpëton qytetarin nga Kosova në Tropojë
Kronikë E Shtunë, 1 Nëntor 2025 18:40 Një operacion i suksesshëm shpëtimi është kryer nga Forca Ajrore e Shqipërisë në zonën malore të Currajt të Epërm, ku një shtetas nga Kosova është transportuar me urgjencë drejt spitalit pas pickimit nga një gjarpër helmues i llojit nepërkë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme, rreth orës 14:30, në një terren të thellë malor, në shtegun mes Currajt të Poshtëm dhe Currajt të Epërm, rreth një kilometër larg nga Rrasa e Çurrajve. Sipas Ministrit të Mbrojtjes, Pirro Vengu, pas sinjalizimit të ardhur nga ekipi i kërkim–shpëtimit të Kosovës, forcat ajrore shqiptare u angazhuan menjëherë në operacion, duke bashkëpunuar me autoritetet vendore për të realizuar transportimin ajror të të plagosurit drejt spitalit të Bajram Currit. Falë ndërhyrjes së shpejtë...