Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Internacionalja Socialiste reagon për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos: Mbrojti me guxim vlerat demokratike
Internacionalja Socialiste ka shprehur ngushëllimet për Partinë Socialiste të Shqipërisë dhe kryetarin e saj, Edi Rama, pas ndarjes nga jeta të ish-kreut të PS-së dhe ish-kryeministrit të vendit, Fatos Nano. Në një reagim në rrjetin social X këtë shtunë, organizata ndërkombëtare vlerëson kontributin e Nanos gjatë periudhës së tranzicionit në Shqipëri, duke kujtuar se nën drejtimin e tij Partia Socialiste u bë anëtare e Internacionales Socialiste. “Fatos Nano luajti një rol të rëndësishëm gjatë periudhës së tranzicionit të Shqipërisë. Nën drejtimin e tij, Partia Socialiste e Shqipërisë u anëtarësua në Internacionalen Socialiste. Gjatë gjithë jetës, ai u angazhua me guxim në mbrojtje të vlerave demokratike dhe, në vitet 1994–1997, u burgos për bindjet e tij politike. Ai e udhëhoqi vendin në një periudhë të vështirë,...