Propozimet e Dumanit për zgjatjen e mandatit për prokurorët e Posaçëm/ Reagon Berisha: Ta harrojë! Të ndërrojmë Kushtetutën se ka frikë nga puna e tij?

Propozimet e Dumanit për zgjatjen e mandatit për prokurorët e Posaçëm/ Reagon Berisha: Ta harrojë! Të ndërrojmë Kushtetutën se ka frikë nga puna e tij?

Kreu i SPAK, Altin Dumani, duke folur sot për mandatin e prokurorëve të Posaçëm, dha dy propozime. Propozimi i parë i Dumanit ishte që prokurorëve që u mbaron mandati 9-vjeçar të rikandidojnë, ndërsa propozimi i dytë që ata të atashohen pranë Prokurorisë së Apelit. “E para çështjet kaq të ndjeshme, si çështje statusi, ku varet edhe fati personal i prokurorëve dhe institucionit, ne i diskutojmë si grup prokurorësh. Unë si kreu i SPAK nuk kam deklaruar apo propozuar ndonjë ndryshim pa u konsultuar me gjithë prokurorët. Kemi shkuar drejt një propozimi i mandatit. Për ta filluar me rinovimin e mandatit pranë SPAK. Kemi propozuar jo rinovim automatik. Propozimi i SPAK është të bëhen ndryshime kushtetuese dhe ligjore, që prokurorëve pas mbarimit të mandatit 9-vjeçar, tu...