Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
32 episode, me autobusë u transportuan rreth 3 mln euro! Si ‘Visi i Pojës’ përdori ‘Hawala’, për të paguar 500 kg kokainë në Ekuador
👁3760
32 episode të transferimit të miliona eurove nga Italia në drejtim të Shqipërisë janë dokumentuar nga SPAK dhe antimafia italiane për grupin kriminal të ‘Visit të Pojës’. Deri në 332.500 euro dhe 2240 franga zvicerane shkonte tranferta më e madhe, e cila është bërë në korrik 2020 përmes ‘Firenze Lines’. Çdo detaj i transfertave organizohej përmes komunikimeve në SKYECC, ndërsa ndiqej rrugëtimi nga persona përgjegjës, të vendosur nga grupi i Elvis Doçit. Sa për transportimin e mbi 332 mijë eurove, ato janë pritur nga Orgest Shqevi, i treti në hierarkinë e grupit kriminal të ‘Visit të Pojës’. Pjesë nga dosja SPAK thotë...