Shtrenjtohet bileta e urbanit/ Bashkia e Kamzës vendos rritjen e çmimit pa konsultim, revoltohen qytetarët

Shtrenjtohet bileta e urbanit/ Bashkia e Kamzës vendos rritjen e çmimit pa konsultim, revoltohen qytetarët

Nga 1 Nëntori çdo qytetar që përdor linjën e transportit urban Kamëz -Tiranë do të përballet me çmime të rritura të biletës dhe aboneve. Sipas burimeve nga VNA çmimi i biletës do nga 40 lekë bëhet 50 lekë, ndërsa aboneja nga 1200 lekë që është aktualisht do kushtojë 1400 lekë. Operatori i linjës ka kërkuar Drejtorisë së Transportit në bashkinë Kamëz, një kërkesë për rritje tarife, me analizë të kostove, me arsyetimin se janë rritur kudo çmimet. Bashkia e Rakip Sulit ka përgatitur relacion teknik dhe financiar për justifikimin e ndryshimit. Propozimi është shqyrtuar nga komisionet në këshill bashkiak (ekonomia, financat, transporti). Dhe Këshilli Bashkiak ka votuar për miratimin e tarifës së re. Për banorët e Kamzës, rritja e çmimit është e pajustifikueshme. “Nuk ka...