Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
“50 mijë euro për Ajolën”/Meriman Palushi mori leje pallatesh në zona elitare nga Veliaj
Në foto: Momenti i arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion VeliajDeklarimet për Palushin janë pjesë e morisë së të pavërtetave ose gjysmë-të vërtetave që përcjell Veliaj në “ditarin e burgut”, të cilin e nisi që prej ditës kur është arrestuar për “korrupsion pasiv” dhe “pastrim parash”, në 10 Shkurt 2025. Në postimin e tij, kryebashkiaku i arrestuar “harroi” të tregojnë se Meriman Palushi dhe kompania e tij, “Palushi” shpk kanë marrë prej tij leje, jo vetëm për “dy-katëshin në katund”, por edhe leje për shumëkatëshe, në zona elitare të Tiranës. Në foto: Godinë e ndërtuar nga “Palushi” shpk në rr. Tefta Tashko Koço, pranë “Pazarit të Ri” (foto: Boldnews.al”) Në dosjen e Prokurorisë së Posaçme përmenden edhe të paktën dy leje ndërtimi të tjera të...