Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Inkurajuese të shohësh progresin që ka bërë Shqipëria”, Presidenti i Këshillit Europian: Vizitë në 6 vendet e Ballkanit në mes të majit
Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa priti sot në Bruksel kryeministrin Edi Rama. Ai dha një deklaratë për mediat, ku u shpreh se Shqipëria ka bërë progres në rrugëtimin drejt BE-së. Pas një takimi kokë më kokë, Rama do të udhëtojë drejt Luksemburgut për të marrë pjesë në Konferencën e katërt ndërqeveritare Shqipëri-BE, ku do të jetë e pranishme edhe Komisionerja e BE-së për Zgjerimin Marta Kos. Antonio Costa: Së pari, jam i gëzuar që pres sot kryeministrin Edi Rama. Së pari sepse është gjithmonë kënaqësi të takohemi, të flasim dhe të shkëmbejmë me Edi Ramën. Së dyti sepse zgjerimi drejt Ballkanit Perëndimor është një përparësi e qartë për BE dhe është investimi më i rëndësishëm gjeostrategjik për paqen, për begatinë dhe për stabilitetin e...