“Ike para kohe”, Petro Koçi mesazh prekës për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos

“Ike para kohe”, Petro Koçi mesazh prekës për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos

Ish-deputeti socialist Petro Koçi ka ndarë një mesazh prekës në rrjetet sociale pas ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit dhe liderit historik të së majtës shqiptare, Fatos Nano. Në një postim në Facebook, Koçi e kujton Nanon si një figurë që u dallua për qytetarinë politike dhe tolerancën ndaj kundërshtarëve, ndërsa thekson se shumë e sulmuan në heshtje dhe pak e kritikuan hapur e me ndershmëri. “I dashur Fatos, Shumë të luftuan tinëzisht pa të të kritikuar kurrë burrërisht, si armiq a ziliqarë të fshehur. Shumë të mburrnin e të u ngjitën nga mbrapa për të përfituar karrige. Hipokritët kanë qenë dhe mbeten pjesë e jetës sonë. Qytetaria jote politike bëri diferencën përballë një kulture të egër, barbare dhe primitive që burgosi ty dhe liritë tona....