Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Nesër, ditë zie për Fatos Nanon! Pas homazheve, varrimi në Sharrë me rite ortodokse dhe në privatësi familjare
Shqipëria do t’i japë lamtumirën e fundit ish-kryeministrit Fatos Nano më 2 nëntor përmes një ceremonie shtetërore. Këshilli i Ministrave ka shpallur Zi Kombëtare të dielën në nder të figurës së tij, ndërsa flamujt në institucionet shtetërore dhe publike do të ulen në gjysmë shtizë. Në orën 12:00, të gjitha veprimtaritë do të ndërpriten për të mbajtur një minutë heshtje në mbarë vendin. Homazhet publike do të zhvillohen tek Pallati i Kongreseve nga ora 08:30 deri në 11:00, duke u dhënë qytetarëve mundësinë të japin lamtumirën e fundit. Pas tyre, do të zhvillohen homazhet shtetërore. Në këtë ceremoni, një pjesëtar i familjes së Nanos do të mbajë fjalimin e tij, ndërsa pritet që edhe kryeministri Edi Rama, pasuesi i Fatos Nanos në drejtimin e Partisë...