Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Kujt t’i bëj nesër unë kallëzim të rremë për Nesti Angonin?”, përballja e Veliajt me përfaqësuesin e qeverisë
Në seancën për shqyrtimin e shkarkimit të tij nga detyra, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, reagoi ashpër ndaj procedurës, duke akuzuar për standarde të dyfishta në zbatimin e drejtësisë. Ai theksoi se vetëm gjykata ka “monopolin e dhënies së drejtësisë” dhe se ndaj tij po ushtrohet presion i padrejtë përpara një vendimi të formës së prerë. Veliaj foli për “monopolet” që ligji u njeh institucioneve të shtetit, duke kritikuar prokurorinë se po ushtron “monopolin e shkatërrimit të jetës publike” pa vendim gjykate. Ai kërkoi që rasti i tij të shërbejë si shembull për mbrojtjen e kryetarëve të bashkive nga presionet dhe konfliktet e interesit në sistemin e drejtësisë. Veliaj: E vërteta është ajo që dimë të gjithë, nuk ka një vendim të formës...