Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
“Kujt t’i bëj nesër unë kallëzim të rremë për Nesti Angonin?”, përballja e Veliajt me përfaqësuesin e Qeverisë. Juristi: Nuk bëj dot interpretime për…
Ish-kryebashkiaku Erion Veliaj ishte ditën e djeshme përballë Gjykatës Kushtetuese, ku foli edhe për Nesti Angonin. “Ne automatikisht do i dërgonim njerëzit te hienat apo do thoni prit pak kë do kallëzoj unë për kallëzim të rremë”, kështu deklaroi Veliaj një ditë më parë. Debati: Veliaj: E vërteta është ajo që dimë të gjithë, nuk ka një vendim të formës së prerë, ka dënuar vetëm në Gjykatën e shkallës së parë, kjo do të thotë që kemi një standard të dyfishtë që trafikohet këtu: për ditë të padënuar aplikohet shkarkimi dhe për dikë të dënuar duhet të presim vendimin përfundimtar. Kështu që injoranca apo padija nuk mund të jetë alibi në këtë rast, siç e thatë edhe ju, një fakt i njohur botërisht, edhe unë...