“Përjetoi përndjekje dhe burgosje”/ Ish-kryeministri grek kujton bisedat me Nanon, ja për çfarë i fliste

“Përjetoi përndjekje dhe burgosje”/ Ish-kryeministri grek kujton bisedat me Nanon, ja për çfarë i fliste

Ish-Kryeministri i Greqisë, George A. Papandreou, ka reaguar për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos. Ai ka kujtuar bisedat që ka bërë me Fatos Nanon, teksa i referohet si mik dhe një urë për Ballkanin. “Lajmi për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos më mbush me pikëllim dhe reflektim të thellë. Fatosi nuk ishte vetëm një udhëheqës politik me rëndësi historike për Shqipërinë, por edhe një mik personal, si dhe një socialdemokrat me të cilin ndanim bindjen se rajoni ynë mund të kapërcejë të kaluarën e dhimbshme dhe të ndërtojë së bashku një të ardhme demokratike dhe evropiane. E njoha Fatosin në fillim të viteve ’90, në një periudhë kur Shqipëria po dilte nga nata e gjatë e totalitarizmit. Ai i përkiste asaj gjenerate të...