Ben Blushi kujton Nanon me fjalë të veçanta: E ushtronte demokracinë si kaprico dhe inatin si shaka

Ben Blushi kujton Nanon me fjalë të veçanta: E ushtronte demokracinë si kaprico dhe inatin si shaka

Ben Blushi ka kujtuar me fjalë të veçanta figurën e Fatos Nanos, pas ndarjes së tij nga jeta.Në një reagim emocional, Blushi e përshkruan Nanon si një “timonier të shpenguar”, që luante me drejtimin e erës dhe jetonte politikën me intensitet, ironi dhe pasion. “Fatos Nano i ngjan atij timonierit të shpenguar që luante me drejtimin e erës duke e lënë përkohësisht në duar të tjera drejtimin e anijes. Sa herë bëhej pishman, ai grindej me ata që u kishte lënë timonin, kacafytej dhe plagosej, e merrte anijen prapë, për ta lënë dhe për ta rimarrë sërish,” shkruan Blushi. Sipas tij, pasioni më i fortë i jetës së Fatos Nanos ishte të rifitonte me vështirësi atë që humbte me lehtësi, ndërsa mënyra e tij për...