VIDEO / Rusia ndal operacionin e specialëve ukrainas, rrëzon helikopterin në Pokrovsk, 11 viktima

VIDEO / Rusia ndal operacionin e specialëve ukrainas, rrëzon helikopterin në Pokrovsk, 11 viktima

Forcat ushtarake ruse të premten në mbrëmje penguan një përpjekje të forcave speciale ukrainase për të transportuar ushtarë me helikopter në qytetin e Pokrovsk, në Ukrainën lindore, duke vrarë të 11 personat që ndodheshin në bord. Ministria ruse e Mbrojtjes në një deklaratë të shtunën tha se qëllimi i operacionit ukrainas ishte të parandalonte përparimet e mëtejshme ruse në qytet.  “Të 11 burrat që zbritën nga helikopteri u vranë”, thuhej në deklaratë, duke shtuar se forcat ruse po përparonin në Pokrovsk dhe po pastronin zonën. Rusia kërkon të pushtojë të gjithë Donbasin, i cili përfshin rajonet Luhansk dhe Donetsk. Ukraina ende kontrollon rreth 10% të Donbasit, një sipërfaqe prej rreth 5,000 kilometrash katrorë në Donetskun perëndimor. Pushtimi i Pokrovskut, të cilin mediat ruse e quajnë...