Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Luftë mes dy familjeve në Greqi, mbi 2 mijë plumba të shkrepur! Tre viktima dhe 12 të plagosur
Një ngjarje e rëndë ka tronditur ishullin e Kretës, ku të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe rreth 12 të tjerë janë plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në fshatin Vorizia të Heraklionit. Ngjarja dyshohet të jetë rezultat i një hakmarrjeje mes dy familjeve, të cilat prej muajsh janë në konflikt të hapur. Sipas mediave greke, pavarësisht ndërhyrjes së forcave të shumta policore, përleshja vazhdon ende në zonë, ndërsa raportohet se janë përdorur mbi 2,000 plumba. Në mesin e viktimave janë dy gra dhe një burrë. Njëra nga gratë besohet se ka humbur jetën pas një ataku kardiak nga frika, ndërsa njëri nga burrat e vrarë ishte një nga autorët që hapi zjarr. Banorët e zonës, po ndihmojnë në transportimin e...