Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Pas seancës maratonë, sa kohë i duhet Kushtetueses të shprehet për shkarkimin e Veliajt dhe zgjedhjet në Tiranë
Gjykata Kushtetuese ka 30 ditë kohë për të marrë një vendim për ankimimin e Erion Veliajt. Për shkak të sensivitetit të çështjes, që lidhet me mandatin e Kryebashkiakut të shkarkuar me vendim qeverie, por edhe me një dekret të Presidentit, të pezulluar, për zgjedhje në Tiranë, Kushtetuesja mund të dalë me një vendim ndoshta edhe javën tjetër, që do t’i jepte fund pa vonesa dilemës nëse Veliaj do të qëndrojë në detyrë, apo bashkia më e madhe e vendit do të shkojë në zgjedhje. Më tej trupa gjykuese të marrë kohë për arsyetimin e vendimit. Erion Veliaj u përball për 7 orë në gjykatë me kryeministrinë dhe presidencën, njëra që firmosi shkarkimin e tij, e tjetra që dekretoi zgjedhje në kryeqytet. Seanca e një dite...