“Si ta doni”, në Teatrin Kombëtar, drama bazohet në veprën e Shekspiri dhe sjell një histori dashurie

“Si ta doni”, në Teatrin Kombëtar, drama bazohet në veprën e Shekspiri dhe sjell një histori dashurie

Në skenën e Teatrit Kombëtar, mbrëmjen e së enjtes nisi rrugëtimin premiera “Si ta doni”, duke rikthyer në qendër të vëmendjes fuqinë e teatrit klasik për të folur për botën moderne. E bazuar në veprën e Uilliam Shekspir, shfaqja sjell një histori dashurie, zhgënjimi dhe ringritjeje, si një luftë mes zemrës dhe arsyes. Një vajzë e re që sfidon zakonet dhe pabarazitë e kohës për të fituar zemrën e atij që dashuron. Një rrugëtim që kalon mes ndjenjës dhe krenarisë, për t’i kujtuar publikut se ndonjëherë, fati nuk është dhuratë, por zgjedhje. Regjisori John Blondell sjell një qasje moderne, ku Shekspiri takohet me realitetin e sotëm. Dialogët klasikë ndërthuren me ritmin e jetës bashkëkohore, ndërsa skenografia lë hapësirë për emocionin dhe interpretimin e trupës aktoriale....