Aksident në Dibër, furgoni humb kontrollin dhe del nga rruga/ Shoferi ishte i dehur, lëndohen pesë persona

Aksident në Dibër, furgoni humb kontrollin dhe del nga rruga/ Shoferi ishte i dehur, lëndohen pesë persona

Pesë persona kanë mbetur të plagosur, pasi furgoni me të cilin udhëtonin, humbi kontrollin dhe doli nga rruga. Sipas bluve, shoferi i furgonit po e drejtonte mjetin në gjendje të dehur, ndërkohë rezultoi se nuk kishte as licencë për transportin e udhëtarëve. “Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin F. C., 58 vjeç, banues në fshatin Viçisht, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Fshehja e të ardhurave”. Arrestimi i tij u bë pasi, ditën e djeshme, në aksin rrugor të fshatit Çerenec, ky shtetas, duke drejtuar automjetin tip furgon, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë u lënduan pesë pasagjerë, të cilët dy prej ndodhen...