Zgjedhjet e pjesshme / Nis zyrtarisht gara në 5 bashki, PS përballet me kandidatë të pavarur, të mbështetur nga opozita

Zgjedhjet e pjesshme / Nis zyrtarisht gara në 5 bashki, PS përballet me kandidatë të pavarur, të mbështetur nga opozita

Nis zyrtarisht gara për zgjedhjet e pjesshme vendore që do të zhvillohen më 9 nëntor, në pesë Bashki të vendit: Vlorë, Berat, Cërrik, Mat dhe Tepelenë. Fushata elektorale do të zgjasë deri të shtunën e ardhshme, kur hyn në fuqi heshtja zgjedhore. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar tashmë fletët e votimit dhe renditjen e kandidatëve në secilën Bashki. Në një njoftim zyrtar, KQZ u ka kërkuar titullarëve të këtyre pesë bashkive që të marrin të gjitha masat për të garantuar se ambientet e qendrave të votimit do të jenë funksionale, me kushte të plota logjistike dhe infrastrukturore, si dhe të sigurohet akses për personat me aftësi të kufizuara në zhvillimin e procesit të 9 nëntorit. Në Vlorë, gara zhvillohet mes deputetes socialiste Brunilda Mersini,...