Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Si vazhdon të ndikojë Brexit mbi turizmin?
Dalja e Mbretërisë së Bashkuar nga BE-ja ka pasur një ndikim të madh në industrinë e turizmit. Rregulloret e reja të lënë të kuptosh se udhëtarët mund të përballen në Mbretërinë e Bashkuar edhe me më shumë vështirësi. I frustruar nga dalja e Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian, John Francis nuk donte më pasaportën e tij britanike, pasi Brexit hyri zyrtarisht në fuqi më 1 shkurt 2020. Në vend të kësaj, ai aplikoi për shtetësi gjermane dhe kështu mundi të vazhdonte të udhëtonte si qytetar i BE-së. Tani, ai jeton në qytetin e vogël gjerman të Obertshausen, ku drejton kompaninë e tij, Britain.de, e cila organizon shtëpi pushimi për turistët në Angli, Skoci dhe Uells. “Ndonjëherë, kishte shumë pasiguri midis klientëve të mi,” tha...