Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Dibër/ Plagosen 5 pasagjerë të një furgoni, shoferi i dehur humb kontrollin e mjetit
Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor të fshatit Çerenec të Dibrës, ku një 58-vjeçar i cili po drejtonte në gjendje të dehur një furgon, ka humbur drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e këtij aksident, u lënduan pesë pasagjerë, të cilët dy prej ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Shoferi i furgonit është arrestuar nga policia, ndërsa pas hetimeve rezultoi se 58-vjeçari ushtronte veprimtarinë e transportit të udhëtarëve, pa qenë i pajisur me licencën përkatëse. “Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin F. C., 58 vjeç, banues në fshatin Viçisht, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Fshehja e të ardhurave”. Arrestimi i tij u bë pasi, ditën e djeshme, në aksin...