“Muçi – Naçi – Baçi”! Mbledhja historike e KPD-Nano 3 ditë debat me anëtarët e PS: 3 ministra dhanë dorëheqjen

“Muçi – Naçi – Baçi”! Mbledhja historike e KPD-Nano 3 ditë debat me anëtarët e PS: 3 ministra dhanë dorëheqjen

Fatos Nano dhe Bashkim Fino TIRANË-Fatos Nano, i cili u nda nga jeta një ditë më parë (31 tetor) do të kujtohet si një figurë që la ndikim të fortë në jetën publike dhe në kulturën politike të vendit. Nano drejtoi jo përmes forcës së pushtetit, por u imponua përmes betejave të brendshme, duke u tërhequr, për t’u rikthyer në majë, me forcën e votës dhe mbështetjen e anëtarësisë. Kjo metodë mori kuptim edhe në mbledhjen e jashtëzakonshme të Komitetit të Përgjithshëm Drejtues të Partisë Socialiste, KPD në datat 3-5 dhjetor 2001, e cila do të mbahet mend si shembulli më i mirë i vërtetimit të luftës për pushtet brenda partive politike shqiptare.  Ish-kryeministri Fatos Nano, asakohe kishte filluar që pas gushtit 2001 kur Ilir...