Shkodër/ Alarm për përmbytje: Autoritetet nisin ndërtimin e qendrave të emergjencës civile

Shkodër/ Alarm për përmbytje: Autoritetet nisin ndërtimin e qendrave të emergjencës civile

Rajoni i Shkodrës është në një rrezik të përhershëm nga përmbytjet edhe zjarret. Me qëllim parandalimin e tyre në prefekturë u zhvillua një mbledhje ndërinstitucionale. Drejtori i agjensisë kombëtare të emergjencave civile Haki Çako tha se në Bushat do të ndërtohet një qendër për emergjencat civile për të vijuar më pas me ndërtimin e të tjera qendrave të tilla në vend për menaxhimin e fatkeqësive natyrore. “Shkodra është e rrezikuar nga përmbytjet, nga zjarret, nga rrëshqitjet e dherava dhe prandaj këto përvoja na kanë mësuar se parandalimi është më efektiv se reagimi pas ngjarjes prandaj ky projekt ka një rëndësi të veçantë dhe na ndihmon të kalojmë nga një qasje reactive në një qasje proaktive parandaluese duke fuqizuar jo vetëm institucionet por edhe komunitetet dhe...