Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Fermerët po mbjellin pa ndihmë, kërkojnë që të marrin mbështetje financiare: Kaluan 5 muaj, nisim mbjelljen e grurit
Fermerët ende nuk kanë marrë mbështetjen financiare që Ministria e Bujqësisë shpërndan nëpërmjet Skemës Kombëtare, edhe pse kanë kaluar 5 muaj njerëzit e tokës janë ende në pritje. Ylli Jangozi, nga fshati Gramëz i Fushë Krujës thotë se AZHBR duhet të nxitojë të likuidojë si fillim fermerët e tokës, pasi për ta fushata e mbjelljes së grurit nisi që në fillim të muajit tetor. “Duhet nafta tani dhe jo më vonë se nuk na bën më punë.” Ylli kultivon të gjitha llojet drithërave të cilët më pas I shet ushqim për bagëtinë në të gjithë Shqipërinë, sipas tij vetëm nafta falas nuk mjafton për të konkurruar ushqimin blegtoral të importit, pasi kolegët e tij në Serbi nuk mbështeten vetëm më karburant, por edhe për njësi prodhimi....