Ndërpritet greva e urisë, naftëtarët e Marinzës do të vijojnë protestat me tubime

Ndërpritet greva e urisë, naftëtarët e Marinzës do të vijojnë protestat me tubime

Naftetarët e Marinzës ndërpresin grevën e urisë për të vijuar me protestat. Në mbledhjen e mbrëmjes së të premtes, ata ndërsa kanë analizuar gjithë ecurinë e grevës 17-ditore dhe përkeqësimin e shëndetit të shtatë grevistëve të mbetur vendosën ndërprerjen e saj. Në këtë vendim sipas tyre ndikoi dhe qëndrimi ironik i kompanisë. “Gjendur në këtë situatë u vendos që për të mos rrezikuar më tej shëndetin e grevistëve, greva e urisë të mbyllet. Ndërkohë, greva e punonjësve do të vazhdojë të jetë e hapur, dhe tubimi i radhës do të zhvillohet të mërkurën, më 05.11.2025, ora 12:15, përpara zyrave të Bankers në Fier. Tubime të tjera do të pasojnë sipas datave që do të përcaktojë Sindikata, ku do të bëhen edhe denoncime publike mbi gjendjen...