Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Dhunoi punonjësin e burgut të Fierit, arrestohet 32-vjeçari dhe 4 bashkëpunëtorët
Policia në Fier ka vënë në pranga një 32-vjeçar, i cili ka dhunuar një punonjës të burgut të Fierit. Mësohet se Elvis Roshi ka pasur për bashkëpunëtorë edhe katër persona të tjerë. “Si rezultat i shkëmbimit të informacionit, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, lokalizuan dhe kapën në Tiranë, në kuadër të operacionit “Operacionalja 71”, shtetasin E. R., 32 vjeç, banues në Fier. Ai ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”, kryer në bashkëpunim. 32-vjeçari akuzohet se në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë, ka goditur me grushte, për shkak...