Burimi: 
								Sot.com.al
								
							
                                    Foto © Sot.com.al                                
                            Grenell kërkon mbylljen e Speciales: Gjykatë e motivuar politikisht
                            I dërguari amerikan për misione të posaçme, Richard Grenell, ka bërë thirrje që t’i ndalen fondet Gjykatës Speciale në Hagë. Ai ka thënë se e gjitha është politike dhe se janë shpenzuar dhe shpërdoruar miliarda.  “Ndaloni fondet për këtë gjykatë! E gjithë kjo është politike. Miliarda janë shpenzuar e shpërdoruar”, ka shkruar Grenell në platformën “X”. Reagimi i Grenell vjen pas një sërë kritikash ndaj kësaj gjykate lidhur me proceset gjyqësore që ka bërë ndaj ish-liderëve të luftës çlirimtare të Kosovës. Më herët ai ka deklaruar se ‘Themeluesi i shtetësisë së Kosovës, presidenti Hashim Thaçi, duhet të festojë sot në Prishtinë, jo pas hekurave në Hagë. Evropianët nuk kanë arritur të veprojnë kundër kësaj padrejtësie në 5 vitet e fundit”.  Prej pesë vitesh Ish-krerët e...