Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Rusinë ose BE-në, Vuçiç duhet të bëjë zgjedhjen më të vështirë në dhjetor, sa gjasa ka të pranojë “divorcin” nga Putini
Serbia rrezikon seriozisht integrimin europian, Brukseli “i prerë”, në dhjetor Vuçiç duhet të bëjë zgjedhjen më të vështirë, ja sa gjasa ka që Beogradi të pranojë “divorcin” përfundimtar nga Moska Marsela SHYTIA Brenda një periudhe të shkurtër, Serbia është kritikuar rëndë nga Evropa. Pas miratimit të rezolutës së Parlamentit Evropian, që ka dhënë vlerësimet më negative për reformat në Serbi, kritikat nga Brukseli po shtohen gjithnjë e më shumë. Më 4 nëntor, Komisioni Evropian do të publikojë raportet mbi zgjerimin për të gjitha vendet kandidate dhe, sipas informacioneve të N1, raporti për Serbinë pritet të jetë më i pafavorshëm që nga fillimi i negociatave të anëtarësimit. Nëse ky raport është vërtet kaq kritik, do të ishte një goditje për regjimin në Serbi dhe dhjetori...