I merrte para pacientëve për ekot, arrestohet mjeku në Fier,  i gjenden miliona lekë dhe mijëra euro

I merrte para pacientëve për ekot, arrestohet mjeku në Fier, i gjenden miliona lekë dhe mijëra euro

PAMJE NGA ARRESTIMI FIER-Gëzim Taullaj, një mjek imazherist në spitalin e Fierit u arrestua pasi iu merrte rryshfet pacientëve për të kryer ekot. Njoftimi i policisë: Finalizohet pas një hetimi 4-mujor, në bashkëpunim me Prokurorinë Fier, operacioni policor i koduar "Imazheria". I merrte shuma parash pacientëve për të kryer ekot, vihet në pranga mjeku imazherist në spitalin rajonal Fier. Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve se mjeku imazherist në spitalin e Fierit iu merrte para pacientëve për të kryer ekot, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, organizuan punën në bashkëpunim me Prokurorinë Fier. Për këtë rast, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithëm Fier, ka regjistruar procedimin penal nr.929 datë 01.07.2025,...