VIDEO / E pickoi gjarpri, forca ajrore shqiptare shpëton qytetarin nga Kosova

VIDEO / E pickoi gjarpri, forca ajrore shqiptare shpëton qytetarin nga Kosova

Forca Ajrore i është përgjigjur thirrjes për ndihmë, duke shpëtuar një shtetas nga Kosova, i cili ishte pickuar nga gjarpri helmues i llojit nepërkë, në zonën malore të Currajve të Epërm. Ngjarja ka ndodhur dje, rreth orës 14:30, në një terren të vështirë, në shtegun midis Currajt të Poshtëm dhe Currajt të Epërm, rreth 1 kilometër larg nga Rrasa e Çurrajve. Pas marrjes së njoftimit nga Ekipi i Kërkim–Shpëtimit të Kosovës,  ekipi i Forcës Ajrore iu bashkua autoriteteve vendore dhe e transportuan të lënduarin në spitalin e Bajram Currit dhe ndodhet në gjendje të stabilizuar.