Testimet bërthamore, përse u ndalën dhe përse Trump kërkon t’i rikthejë?

Testimet bërthamore, përse u ndalën dhe përse Trump kërkon t’i rikthejë?

Presidenti amerikan Donald Trump urdhëroi të enjten ushtrinë amerikane që të rifillojë menjëherë testimet bërthamore, pas një ndërprerjeje prej 33 vitesh, vetëm disa minuta para nisjes së takimit me Presidentin kinez Xi Jinping. Por, sa teste bërthamore janë kryer deri më sot, pse u ndaluan dhe pse dikush do të donte t’i rifillonte ato? Shtetet e Bashkuara nisën epokën bërthamore në korrik të vitit 1945 me testimin e një bombe atomike me fuqi 20 kilotonësh në Alamogordo, Nju Meksiko. Vetëm pak javë më pas, në gusht të po atij viti, ato hodhën dy bomba atomike mbi qytetet japoneze Hiroshima dhe Nagasaki, duke e detyruar Japoninë të dorëzohej në Luftën e Dytë Botërore, shkruan A2. Bashkimi Sovjetik tronditi Perëndimin kur shpërtheu bombën e tij të parë...