Ambasada Italiane për ndarjen nga jeta të Nanos: Ishte një mik, çoi përpara marrëdhëniet dypalëshe

Ambasada Italiane për ndarjen nga jeta të Nanos: Ishte një mik, çoi përpara marrëdhëniet dypalëshe

Pas ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit Fatos Nano, këtë të premte, më 31 tetor, reagimet nga personalitete dhe institucione ndërkombëtare nuk kanë munguar. Një mesazh i veçantë ka ardhur edhe nga Ambasada Italiane në Shqipëri, e cila ka përkujtuar figurën e tij si një mik të Italisë dhe një kontribuues të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe. Në një postim në rrjetet sociale, Ambasada shkruan: “Ka ndërruar jetë sot Fatos Nano, ekonomist, drejtues historik i Partisë Socialiste të Shqipërisë, disa herë Kryeministër dhe mik i Italisë. Duke kujtuar angazhimin e tij në modernizimin e Shqipërisë dhe kontributin e dhënë në çuarjen përpara të marrëdhënieve dypalëshe, Ambasada u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe të gjithë atyre që e kanë shoqëruar në jetën e tij...