Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Kriza e ndotjes, banorët paralajmërohen të largohen nga qyteti i njohur
Mjekët në Delhi kanë këshilluar banorët që të largohen nga qyteti për shkak të ndotjes së ajrit me smog toksik, pas një rritjeje të rasteve me sëmundje të frymëmarrjes. “Ndotja e ajrit mund të shkaktojë pneumoni të rëndë dhe infeksione të tjera të mushkërive. Nëse mundeni, largohuni nga Delhi për gjashtë deri në tetë javë”, tha pulmonologu Dr. Gopi Chand Khilnani. Qeveria e Delhi-t tentoi të krijojë shi artificial për të larguar smogun, por përpjekjet dështuan. Banorët shprehën frustrimin e tyre, duke e quajtur këtë shpenzim të kotë parash publike, pasi gjatë muajit ajri mbetet i rëndë dhe indeksi i cilësisë së ajrit (AQI) arriti 373, niveli më i keq në tre vitet e fundit. Ekspertët theksuan se shkak i dështimit ishte mungesa e lagështisë së...