Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Ndahet nga jeta në moshën 89-vjeçare Mario Vargas Llosa, shkrimtari peruan dhe laureat i çmimit Nobel për Letërsinë
Shkrimtari i madh peruan dhe laureati i Nobelit për letërsinë, Mario Vargas Llosa, është ndarë nga jeta të dielën në moshën 89-vjeçare në Lima, i rrethuar nga familja e tij. Lajmi u bë i ditur përmes një deklarate të fëmijëve të tij, Álvaro, Gonzalo dhe Morgana, e postuar nga Álvaro në rrjetin X. “Me dhimbje të thellë njoftojmë se babai ynë, Mario Vargas Llosa, ndërroi jetë i qetë sot në Lima, i rrethuar nga familja e tij. Largimi i tij do t’i trishtojë të afërmit, miqtë dhe lexuesit e tij anembanë botës, por shpresojmë që ata të gjejnë ngushëllim, ashtu si ne, në faktin se ai ka pasur një jetë të gjatë, aventureske dhe të frytshme,” shkruhej në deklaratë. Autor dhe zë i spikatur i...