“Do ta mbaj mend si profesorin dhe mikun tim të mirë”, Demi dedikim të veçantë për Fatos Nanon: Do të kujtohet me respekt të madh nga shqiptarët

“Do ta mbaj mend si profesorin dhe mikun tim të mirë”, Demi dedikim të veçantë për Fatos Nanon: Do të kujtohet me respekt të madh nga shqiptarët

Klubi Partizani ka reaguar për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos. Me anë të një postimi në “Facebook”,  klubi kryeqytetas dhe presidenti i tyre, Gazment Demi, shprehin ngushëllimet e tyre për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit të Shqipërisë. Demi është shprehur se ndihet krenar që ka njohur Fatos Nanon në jetën e tij, ndërsa shton se shqiptarët do ta mbajnë mend si njeriun që i dha vlera të vërteta demokracisë. “Me hidhërim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos, ish-Kryeministër i Shqipërisë, intelektual i shquar, profesor dhe një tifoz i klubit Partizani. Presidenti Gazment Demi, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Nano, duke evidentuar një dedikim special: – Fatos Nanon do ta mbaj mend si profesorin dhe mikun tim të...