Amerikanët zbarkojnë në SPAK/ Zv. ndihmës Sekretari i Shtetit, Fleming takon Dumanin dhe dy ministra

Amerikanët zbarkojnë në SPAK/ Zv. ndihmës Sekretari i Shtetit, Fleming takon Dumanin dhe dy ministra

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit në SHBA, Mark Fleming, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Tiranë, ku është takuar me drejtues të institucioneve të drejtësisë dhe përfaqësues të politikës shqiptare. Gjatë qëndrimit të tij, Fleming ka vizituar Prokurorinë e Posaçme, ku është pritur nga kreu i saj, Altin Dumani. Në qendër të takimit ka qenë bashkëpunimi ndërinstitucional dhe mbështetja që Shtetet e Bashkuara i japin reformës në drejtësi dhe forcimit të luftës kundër korrupsionit. Në kuadër të kësaj vizite, zyrtari amerikan ka zhvilluar takime edhe me ministren e brendshme, Albana Koçiu, dhe ministrin e Drejtësisë, Besfort Lamallari. Bisedimet janë fokusuar në vijimin e bashkëpunimit për forcimin e institucioneve të rendit dhe zbatimit të ligjit. Fleming është takuar gjithashtu me përfaqësues të opozitës, ndër të cilët...