Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Debat i ashpër në studio, Beqiri: Vendimet për shkarkimin e Veliajt janë “antikushtetues”…
Debati politik-ligjor mbi shkarkimin e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka shënuar një përplasje mes juristit Neritan Alibali dhe avokatit Idajet Beqiri në emisionin “3D” në RTSH, ndërsa çështja shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese (GJK). Argumenti i Idajet Beqirit Avokati Idajet Beqiri argumentoi se e gjithë procedura e shkarkimit është antikushtetuese. Sipas tij, masa e sigurisë ndaj Veliajt është e arsyeshme, duke e bërë mungesën e tij me arsye. “Procesi i shkarkimit të kryetarit të bashkisë është antikushtetues. Qoftë vendimi këshillit bashkiak, qoftë vendimi i qeverisë, qoftë dekreti për zgjedhjet i Presidentit janë në shkelje të ligjit,” theksoi Beqiri. Ai shtoi se nëse GJK “ligjëron këtë, do të ishte shumë flagrante,” pasi ligji duhet zbatuar ashtu siç është.