“Erion Veliaj është në betejë me të vetët”

“Erion Veliaj është në betejë me të vetët”

“Zoti Veliaj ishte në një betejë me të vetët”. Kështu u shpreh analisti Lutfi Dervishi në studion e “ÇdoKënd” nga Merita Haklaj, në A2CNN, duke komentuar seancën e Gjykatës Kushtetuese ku u shqyrtua ankimimi i Veliajt kundër qeverisë, e cila e shkarkoi nga posti i drejtimit të Bashkisë së Tiranës. “Pra, ai thoshte shteti. Iniciativa është marrë nga kryeministri i Shqipërisë, nga Asambleja, nga Asambleja kaloi në Këshillin Bashkiak, nga Këshilli Bashkiak që u votua, kaloi prapë në Kryeministri. Pra si të thuash, ishte beteja brenda familjes dhe fjalimi synonte dy audienca, por nuk ishte ndoshta ai që mund të ishte. Synonte gjykatën, por më shumë sesa gjykatën synonte opinionin publik edhe një lloj pezmi ndaj të vetëve, por nuk e ktheu në një tribunë...