FBI-ja parandalon sulmin terrorist në Michigan, arrestohen 5 persona

FBI-ja parandalon sulmin terrorist në Michigan, arrestohen 5 persona

Drejtori i FBI-së, Cash Patel, njoftoi se një “sulm i mundshëm terrorist” i planifikuar të ndodhte në Michigan të SHBA-së, gjatë fundjavës së Halloween-it është parandaluar. “Këtë mëngjes, FBI-ja parandaloi një sulm të mundshëm terrorist dhe arrestoi disa individë në Michigan, të cilët dyshohen se planifikonin një sulm gjatë fundjavës së Halloween-it”, tha Patel. Kreu i policisë federale nuk dha detaje të mëtejshme. Sipas CBS News, duke cituar burime policore, sulmi ishte “i frymëzuar” nga Shteti Islamik. Rrjeti televiziv amerikan specifikoi se pesë persona të moshës midis 16 dhe 20 vjeç u arrestuan. Të paktën një nga të arrestuarit njihte një ish-anëtar të Gardës Kombëtare të Michiganit, i cili u arrestua në maj me akuzën e planifikimit të një sulmi terrorist ndaj objekteve ushtarake amerikane...