Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
‘U takuam pasi dola nga burgu në Serbi’/ Albin Kurti shpreh ngushëllimet për vdekjen e Fatos Nanos
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit të Shqipërisë dhe liderit historik të Partisë Socialiste, Fatos Nano. Përmes një postimi në Facebook, Kurti kujtoi takimet e tij personale me Nanon dhe vlerësoi kontributin e tij politik në periudhën e tranzicionit demokratik të Shqipërisë. ‘Kur e mora lajmin për vdekjen e Fatos Nanos, më erdhën në mendje kujtime nga dy takimet që dikur i kam patur me të’, shkruan Kurti. ‘Herën e parë në fillim të vitit 2002, disa muaj pasi kisha dalë nga burgu në Serbi, ku isha mbajtur si rob lufte bashkë me mbi 2000 shqiptarë të tjerë. Kjo përvojë u kthye natyrshëm në temë të bisedës sime me Nanon në atë takim njohës.’ Ai...