Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Jo vetëm për Hallouin! Kungulli i vjeshtës është një superushqim
Çdo tetor, kungujt vendosen në qendër të vëmendjes duke marrë trajtën e fenerëve, kafeve dhe vitrinave. Por sapo hiqen zbukurimet e Hallouinit, i harrojmë. Një gabim për të të ardhur keq sepse kungujt dhe farat e tyre janë fabrika energjie që duhet të jenë gjithnjë në kuzhinë. Shëndet dhe shkëlqim Nën tulin në portokalli të ndezur, ka një sërë lëndësh ushqyese. Kungujt kanë karetoneide. Beta-karoteni kthehet në vitaminë A që ndihmon shikimin, lëkurën dhe sistemin imunitar. Dietat me përmbajtje të lartë karoteni ulin inflamacionin dhe sëmundjet kronike, nga zemra te disa lloje kanceri. Kungujt janë burim i mirë vitaminë C që fuqizon barrierën imunitare dhe prodhimin e kolagjenit për lëkurë të shëndetshme. Niveli i lartë i kaliumit ndihmon shëndetin e zemrës dhe ekuilibron kripën. Në...