Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Vdekja e Fatos Nanos, qeveria shpall të dielën ditë zie kombëtare! Homazhe në Pallatin e Kongreseve
fatos nano TIRANË- Qeveria ka shpallur të dielën e 2 nëntorit ditë zie kombëtare, në nderim të ndarjes nga jeta të ish- kryeministrit dhe liderit historik të Partisë Socialiste, Fatos Nano. Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike flamuri kombëtar do të ulet në gjysmë shtizë. Në nderim të tij, në orën 12:00, do të ndërpritet çdo veprimtari dhe do mbahet një minutë heshtje. Ndërkohë, homazhet do të mbahen që prej orës 08:30 në Pallatin e Kongreseve. Njoftimi: Këshilli i Ministrave ka vendosur shpalljen Zi Kombëtare ditën e diel, më 2 nëntor 2025, në nderim të Fatos Nanos, ish-Kryeministër dhe një prej figurave më të rëndësishme të politikës shqiptare. Në respekt të kontributit të tij të çmuar në jetën publike dhe politike të...