Këlliçi zbulon detaje nga aksioni opozitar, ja çfarë thotë ai

Këlliçi zbulon detaje nga aksioni opozitar, ja çfarë thotë ai

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka zbuluar në një studio televizive detaje nga aksioni opozitar dhe rruga që PD do të ndjekë pasi socialistët i refuzuan ngritjen e komisioneve hetimore për çështjen McGonigal dhe “11 Majin”. Këlliçi tha se ashtu siç ishte paralajmëruar, pas publikimit të raportit të plotë të OSBE/ODIHR për zgjedhjet parlamentare, PD do të nisë analizën e saj, duke zbritur menjëherë në bazë. “Që të jem fare i qartë. E para është marrë vendimi për të nisur ashtu siç kishim premtuar shpeshherë. Është marrë vendimi për të nisur menjëherë zbritjen në terren dhe një komunikim dhe dialog të gjerë të deputetëve me qytetarët e Republikës së Shqipërisë dhe me anëtarësinë tonë dhe me bazën tonë të Partisë Demokratike dhe mbi të...