Ditë e vështirë për gruan e fuqishme të mazhorancës

Ditë e vështirë për gruan e fuqishme të mazhorancës

Numri dy i pushtetit socialist, Belinda Balluku, është zyrtarisht e pandehur në SPAK. Në ditën kur kolegu i saj Erion Veliaj doli sadopak nga qelia për t’u mbrojtur në Kushtetuese lidhur me shkarkimin e tij si kryetar bashkie, e trajtuara si rivale e tij e drejtpërdrejt në PS, si pasues të mundshëm të Ramës, provoi akuzën drithëruese të Prokurorisë së Posaçme drejtuar nga “i pamëshirshmi” Altin Dumani. SPAK njoftoi zyrtarisht se znj. Balluku akuzohet për shkelje të barazisë në tendera në rastin e Tunelit të Llogarasë. Në reagimin e parë pas daljes nga SPAK, ajo u tragua sa më konjukturale: “Në respekt të organeve të drejtësisë kam pranuar kërkesën e SPAK për një cështje në hetim. Si qytetare e Republikës së Shqipërisë dhe si zyrtare...