Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Nënkryetarja e Kuvendit, Spahiu pret Pasztory: Rekomandimet e OSBE prioritet për punën tonë
Nënkryetarja e Kuvendit, Klodiana Spahiu priti në një takim Clarisse Pasztory, zëvendëskryetare e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri. Në takim u diskutua mbi zhvillimet më të fundit në Kuvend, përfshirë fillimi i këtij legjislacioni, ristrukturimi i komisioneve parlamentare dhe proceset e rëndësishme të reformës zgjedhore dhe territoriale. Spahiu vlerësoi bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe mbështetjen e çmuar të OSBE-së në forcimin e institucioneve demokratike dhe rritjen e transparencës parlamentare. Po ashtu nënkryetarja theksoi se rekomandimet e dhëna nga OSBE mbeten një prioritet për Kuvendin, si udhërrëfyes për përmirësimin e mëtejshëm të proceseve parlamentare dhe demokratike në vend.