Projekti pilot për mbrojtjen e mjedisit, specialistët theksojnë se edukimi duhet të nisë që nga shkolla

Projekti pilot për mbrojtjen e mjedisit, specialistët theksojnë se edukimi duhet të nisë që nga shkolla

Të edukojmë fëmijët sot për një mjedis te shëndetshëm nesër. Futja në programe shkollore e edukimit mjedisor shikohet si një nga mënyrat më efikase  për mbrojtjen e tij . Ndryshimet klimatike por edhe shkatërrimi i mjedisit nga dora e njeriut parashikojnë një të ardhme të zymtë dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme. Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri, ka nisur tanimë një projekt pilot në tre rajone të vendit  me mbështetjen e Zyrës së Bashkimit Europian në Tiranë, i cili  synon të rrisë edukimin e nxënësve në shkolla për ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit. Specialistët e Pro Natyrës theksuan rëndësinë e ndërgjegjësimit të popullatës shqiptare, veçanërisht të rinjve, për ruajtjen e mjedisit.