Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Gjyqtares Sonila Bejtja i mbaroi mandati, Presidenti Begaj hap procedurat për vakancën në GJK
Presidenti Bajram Begaj ka shpallur hapjen e procedurës se aplikimit për plotësimin e vendit vakant në Gjykatën Kushtetuese, pas mbarimit të mandatit të gjyqtares Sonila Bejtja, vakancë e cila ishte njoftuar që në janar nga presidenti. Sipas njoftimit, ftohet çdo person i interesuar që plotëson kushtet dhe kriteret e parashikuara të marrë pjesë në këtë procedurë të konkurrimit të hapur publik për vakancën për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese. Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese duhet të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë, diplomë të lartë juridike, pa funksione politike ose dënime penale, dhe të ketë kaluar kontrollin e pasurisë. Ai duhet të ketë të paktën 15 vjet përvojë si gjyqtar, prokuror, avokat, profesor ose jurist i nivelit të lartë, aktivitet të njohur në të drejtën kushtetuese...